Gramsh
Bashkia e Gramshit shtrihet në një territor shumë malor në Shqipërinë qendrore. Me një sipërfaqe prej 737 km2, bashkia ndodhet në pjesën qendrore të Shqipërisë dhe kufizohet në veri me bashkinë Elbasan, në lindje me bashkinë Pogradec, në jug-lindje me bashkinë Maliq, në jug me Bashkinë Skrapar dhe në perëndim me bashkitë Berat, Kuçovë dhe Cërrik. Pas Reformës Administrative Territoriale Bashkia Gramsh ka 10 njësi administrative: Gramsh, Kodovajt, Kukur, Kuzhovë, Lënie, Pishaj, Porocan, Skënderbegas, Sult dhe Tunjë. Sipas Census 2011, Bashkia Gramsh ka një popullsi prej 24,231 banorë me një densitet prej 32.78 banorë/km², ndërsa sipas Regjistrit të Gjendjes Civile ka 36.305 banorë, me njw densitet prej 49.11 banorë/km². Potencialet kryesore ekonomike të bashkisë Gramsh bazohen nga tre sektorë të rëndësishëm: bujqësi, blegtori dhe turizëm.